Në ditën e 21 të grevës, Meta thirrje Ramës: Nis urgjentisht dialogun me gratë naftëtare për zgjidhjen e kërkesave

Në ditën e 21 të grevës së urisë në grave të Rafinerisë së Naftës në Ballsh, ka reaguar presidneti Ilir Meta i cili i ka bërë thirrje urgjente qeverisë që të krijojë një urë dialogu me to për zgjidhjen e kërkesave. Kjo sipas tij duhet bërë menjëherë që të shmanget përkeqësimi i shëndetit të grave.

“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.
Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve”, shkruan Meta.

Loading...