Në fazën e tretë të kancerit, gruaja fton burrin në emision: ‘Faleminderit që më ke larë si fëmijë i vogël kur qaja…’

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka ardhur Ana e cila jeton në Itali prej viteve 90’. Ajo ka treguar se nuk ka ardhur në Shqipëri për 10 vite dhe tani është rikthyer të rrëfejë jetën e saj e cila vitet e fundit nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Kam 10 vite që nuk vij në Shqipëri sepse për fat të keq jam në gjendje të rëndë, me një sëmundje të rëndë, kancer, në stadin e fundit. Mua ma kanë thënë për herë të parë në 2017 në Qershor. Më kanë bërë një operacion 13 orë dhe menduam se ia hodhëm. Në 2018 unë dola jashtë sëmundjes, por për fat të keq në Maj të 2020 kanceri u kthye prapë dhe për fatin tim të keq u bë më I keq dhe më agresiv dhe kishte marrë gjithë trupin. Nuk operohesha dot më,” tha Ana.

Ardit Gjebrea: Që atëherë ty mjekët të thanë që ti nuk ke më jetë?

Ana: Jo në Maj të 2020 më thanë do mundohemi, ka mundësi që të shërohesh. Në 2020 për Vitin e Ri, një ditë përpara mua spitali i Milanos më mori në telefon dhe më tha për fat të keq, jeta jote mbaroi. Të kanë ngelur pak muaj për të jetuar sepse metastazat të janë hapur në të gjithë trupin dhe kimioterapia nuk po funksionin, nuk po i mbyll dot. Unë kam bërë rreth 60 cikle kimio derisa në fund farë kanë arritur të më vënë një mekanizëm në trup sepse venat e mia ishin shkatërruar komplet.

Ana ka sjellë partnerin e saj italian në studio, për ta falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë kur asaj iu desh që të luftonte me kancerin. Edhe pse është në fazën e tretë të sëmundjes, Ana nuk e humb kurrë shpresën.

Ana: Të falënderoj kur më ke larë si një fëmijë të vogël, kur mua më vinte zor dhe qaja. Ti më thoshe unë jam i lumtur se të shikoj përditë, kështu që e kam kënaqësi të laj gruan time. Kur të zinte gjumi në makinë, kur prisje jashtë spitaleve sepse prej Covidit, nuk të lejonin të hyje brenda dhe ti ishe i detyruar të rrije në makinë pasi punoje gjithë natën dhe të zinte gjumi. Për momentet që unë mbuloja pasqyrat dhe ti doje t’i zbuloje se thoje se je gruaja më e bukur në botë dhe duhet ta shohësh veten që je e bukur dhe e fortë. Të kam sjellë këtu që të të them 1 milion herë të tjera dhe në 1 milion herë të tjera, unë do të të zgjidhja po ty.

Masimo: Të dua vogëlushe. Jam unë ai që duhet të falënderoj Zotin, që kam në krahë një grua të mrekullueshme si ti. Ti je ajo që më jep forcën të eci përpara. Të dua shumë.

Loading...