Ka mbërritur në spitalin e Traumës kreu i bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi, i cili u plagos ditën e sotme nga ish punënjësi tij Orgest Xhelili.
Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe shoferi i tij, që u fut për të shuar edhe konfliktin mes të dyve. Mësohet se Kokoneshi u soll në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rnëduar shëndetësore ndërsa shoferi i tij iu nënshtura një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale.
Ngjarja ka ndodhur pranë bashkisë së Divjakës teksa shkak mësohet se ka qenë largimi i ish punonjësit të IT nga puna në bashkinë e Divjakës.
Ndërkohë gruan e autorit e kanë larguar nga shefe pavioni në ambulancën e Divjakës një vend pune në tjetër.
Konflikti mes tyre ka qenë verbal dhe më pas Xhelili e ka qëlluar me thikë atë teksa ka ndërhyrë edhe shoferi i kryebashkiakut, që po ashtu ka mbetur i plagosur me thikë.
Autori është prangosur nga policia.