Në grua vetëhidhet në Vjosë, policia jep detajet e para

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në hyrje të qytetit të Përmetit, dyshohet se është vetëhedhur në lumin Vjosë, shtetasja F. D., rreth 75 vjeçe.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me qytetarët, kanë bërë të mundur nxjerrjen e kësaj shtetase, nga ujërat e lumit.

Shtetasja F. D. u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Loading...