Shqipëria njohu sot kundërshtarët në Euro 2024. Kuqezinjtë ranë në një grup ferri ku do duhet të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Me hedhjen e shortit, tashmë tifozët kanë mundësinë të dinë se ku do të luajë Shqipëria.
Djemtë e Sylvinho-s do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të Euro 2024 ditën e dytë të turneut, më 15 Qershor. Kuqezinjtë do të ndeshen në Signal Iduna Park, stadiumin e Dortmundit përballë Italisë.Ndeshja tjetër do t’i gjejë në Hamburg më 19 Qershor. Në Volksparkstadion, kuqezinjtë do të luajnë përballë Kroacisë.
Ndeshja e fundit, do të luhet më 24 Qershor në Dusseldorf. Aty do të përballemi me Spanjën.
E sigurt është vetëm një gjë. Stadiumet gjermane do të mbushen kuqezi. Shqipëria ka fatin të luajë në një prej stadiumeve më të mëdha të turneut siç është ai i Dortmundit që ka një kapacitet prej 66 mijë vendësh.
Stadiumi i Hamburgut mban 50 mijë vetë ndërsa ai i Dusseldorf-it ka 47 mijë vende.
Burimi: tvklan