Dy persona janë proceduar në Durrës pasi zaptuan hapësirën e plazhit publik në sektorin ‘Rinia’ duke vendosur çadra dhe shezlongë pa leje. Dy personat e marrë në hetim janë F. Gj. 43 vjeç dhe M. M. 54 vjeç, banues në Durrës.
Policia e Durrësit deklaron se do të vijojë kontrollet e pandërprera për të evidentuar dhe goditur çdo rast të zaptimit të hapësirave publike apo të ushtrimit të aktivitetit në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë.
Loading...