NGA RUZHDI KOÇIAJ – ANETAR I KRYESISE së GRUPIMIT të USHTARAKEVE VLORE !
Ndoqa me vëmendje propozimin e Ministrit te Brendshëm në Komisionin e Ligjeve për të aktivizuar Ushtarakët e dalë nga reforma në strukturat e Policisë. Ky propozim u kundërshtua ashpër nga disa antarë me pretekstin se ata jane komandues dhe të paaftë për të punuar në strukturat policore .
Ju them me bindje se të paaftë janë këta pseudo-specialistë me diploma fallco ose të blera, ndërsa Ushtarakët janë të gjithë me arsim të Lartë dhe midis tyre ka shumë profesionistë në të gjitha fushat , të aftë të bëjnë punën e tyre shumë herë më mirë se gjithë të tjerët .
Po ju pyes ju politikbërësit e të gjithave ngyrave, çfarë keni bërë qoftë edhe një gjë të mirë gjatë 3 dekadave të fundit ?!
Ju keni sjell rrënim të ekonomisë, korupsion masiv. shkatërrim total të strukturave shtetërore. Ju qeverisni së bashku me krimin , ndërsa ne ish-Ushtarakët jemi njerëz me dinjitet ,e duam shumë Atdheun, jemi të pa korruptuar dhe shumë të aftë edhe për të udhëhequr vendin .Kjo është arsyeja pse politika na lufton dhe na errëson vlerat e pamohueshme .
Sot administrata shtetërore është mbushur me të pa shkolluar dhe të paaftë, prandaj ka ardhur koha te pozicionohemi në vendin ku na takon .
Përshëndes dhe përkrah të gjithë kolegët kudo qe ndodhen, brenda dhe jashtë vendit ! Edhe një herë shpreh respekt si Anëtar i Grupimit të Ushtarakëve Vlorë!
Ju uroj Gëzuar festat e fundvitit!