REPORTAZH
NË ISHULL
GËZIM LLOJDIA*
1.
I gjithë gjiu i mbyllur është në një forme tepsie,ndërsa deti duket gri,bregu shkëmbor i Karaburunit dhe hija gri e tij.Nektar.Erëra jugore,që çdo stinë përcjellin nektarin e luleve.
Mjegullat e dendura “sinoptika”e motit ,çdo kohë varen përmbi pikëllimin e drurëve.Pamjet mëgjezore,sillen të ëmbla,me mbrëmje të freskëta. Fytyra e ishullorit në lagunën e Nartës .Laguna e Nartes në gjirin e Vlorës në pjesen jugore të deltes së Lumit të Vjosës .Lagunën e Nartes e cilëson një studim , me njësiperfaqe ujore rreth 42 km2, prej të cilës 14 km2 perdoren per prodhimin e kripes nëSkrofotines,ku thellësia e lagunës shkon nga 0.70 m në 1.50 m.Duke vijuar ky studim i AREE PROTETTE APPULO ALBANESI thotë se Laguna e Nartes ka nje siperfaqe totale prej 4000 ha dhe thellesi maksimale prej 0.8 m.
Aktualisht 1/3 e siperfaqes se pergjithshme eshte e okupuar nga pans kripe. Laguna e Nartes lidhet me detin nepermjet dy kanaleve artificiale, veriorit dhe jugorit. Ne pjesen Jug-perendimore te lagunes gjendet nje ishull i mbuluar me qeparisa, te cilet fshehin ne brendesi nje manastir te vogel dhe interesant.Pyjet e kesaj zone jane mbjelle rreth 30-40 vjet me pare. Llojet dominante jane Pisha e egër dhe Pishë e butë, ndersa niveli i meposhtem i pyllit formohet kryesisht nga Mersina, Shqopa e egër, Xina dhe Dëllinja e kuqe. Bimet barishtore jane shume pak te perfaqesuara.
Midis llojeve me te zakonshme jane Vulpia e tufëzuar, Shpargulli gjethemprehtë, Badhra verore. I nje interesi te vecante jane speciet endemike si Salepi shqiptar. Vegjetacioni kripedurues eshte kryesisht i pranishem gjate bregdetit Verior dhe Veri-Lindor te Lagunes se Nartes dhe ne kufi me grykederdhjen e Lumit Vjosa.
Gjate periudhes se veres zona mbulohet nga vegjetacion (halofitik) kripedurues i formuar kryesisht nga Atroknemë shkurrëz, Atroknemë e rimtë, Ambruk, Fshesë e rëndomtë, Kulmak bregdetar, Xunkth i butë, Marinë e dalmacisë, Marinë e Hampeanit.Ky lloj vegjetacioni zevendesohet gradualisht nga shoqerime bimore te Kallamishtes, Shavarit gjethegjërë e Shavarit gjethengushtë gjate brigjeve te lumit, gjoleve me uje te kripur dhe atyre me uje te embel. Dunat ranore te kesaj zone perfaqesojne shembujt e vertete te dunave qe haseshin shpesh pergjate gjithe bregdetit Adriatik Shqiptar. Duke arritur ne disa pjese lartesine deri ne 4-5 m ato mbulohen nga nje bimesi tipike e dunave ranore te dominuara nga Amofilë e ranishteve qe i japin fizionomi kesaj bimesie.
2.
Manastirin :”Fjetja e Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit.. Në mbrëmje të datës 14 gusht në ishullin e Zvërnecit si çdo vit mblidhen qindra besimtarë ortodoks për festuar ditën e Shën Mërisë në manastirin shekullor që mbanë emrin e Marisë. Asgjë nuk ka ndryshuar nga vitet e tjera në rituale.
3.
Shfaqet ishull i Zvërnecit.Një pyll dhe disa ndërtesa lyre në të verdhë.Përpara kemi një urë druri.Imazhi I saj dhe godina e manastirit gjenden përherë në fotot turistike si dhe në botimet për kishat dhe manastiret bizantine.
Pas kësaj i hedh një sy varrit të Marigos.Me mermer të zi dhe germa të mëdha lexohet :Marigo Pozio. Ç’po qëndis moj Marigo…. më vijnë ndër mend vargjet.Nisemi për nga pylli.I egër dhe madhështor. Hijezim.Aty këtu banorët këpusin dafinë në tufa të mëdha.
Mesa shikoj ajo gjendet në gjendje të egër.Më tërhoqi një dhomë e veçantë e manastiri vendi i murgjve.Mbështetëset prej druri ku vareshin murgjit në përhumbjen e madhe. Dritare të vogla vend për meditim dhe pastrim shpirti.Sipas rrëfimeve të ish drejtuesve të Komitetit ekzekutiv një letër e ardhur nga Kolonja tregonte manastirin si vend ku prehej Marigoja. Ajo ishte varrosur sipas të dhënave aty në vitin 1932. Besimi i Marigosë e kishte sjellë në dyert e një vendi mitik ku preheshin dhe shpirtrat e murgjve nga koha e mjegullës së përhimët deri në vitet kur ligji i viti 1967 , prishi dhe kyci dyert e manastireve.Aty pranë ka edhe disa varre të tjera mes tyre një mbishkrim grek. Arsye dhe përse është në këtë gjuhë nuk ta shpjegon askush në këtë ditë feste , ku njerëzia vërdallosen sa në manastiri rreth tij e larg tij në pyll.
Sipas studjuesit të saj Pr.Dr. Aleksandër Meksit kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është e tipit “kryq i lirë” me kupole. Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbëhet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lirë, ku krahet lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe veriore. Ai përbëhet nga absida, një protezis gjysmërrethor dhe diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën, i cili është ndërtuar me gurë e copa tullash të vendosur me llaç midis tyre. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor.Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbëhet nga ekzonarteksi (Portiku) dhe këmbanorja.
Ekzonarteksi është ndërtuar me të njëjtën teknike si pjesa e vjetër e kishës dhe është shtuar më vonë. Fasada e tij përbëhet nga shtatë harkada të mbështetura në gjashtë kolona, të cilat janë ndikim i arkitekture romake në atë bizantine. Në pjesën perëndimore të kishës ndodhet këmbanorja, e cila mund të jetë e të njëjtës kohë ndërtimi me ekzonarteksin. Per percaktimin e kohes se ndertimit te kesaj faltore kristiane ekzistojne disa mendime. Studjuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i perket shek XIII-XIV.Ndersa çifti i studjuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndertimit i perket shek.te X. Kurse nje tjeter studjues Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe eshte ndertuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante sepse çuditerisht brenda kishes ne naos ndodhet ne dyshemene e saj edhe nje pllake varri. E shkruar ne greqishten Bizantine, ajo ka sherbyer si mbulesa e nje sarkofagu, i cili ose ka qene aty qysh ne fillim, ose eshte marre nga ndertuesit per tu vendosur ne dyshemene e salles se kishes. Autori Theofan Popa duke ju referuar shenimeve te Historianes Bizantine Ana Komnena mendon se: varri duhet te kete qene i Dukës Argjiro KARANXHAS, i cili u dërgua në këtë rajon në shekullin e XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni.
Argjiro Karanxha ishte komandant i gardës Perandorake Bizantine (Eteriarh). Ai u dërgua në vitin 1091 nga Perandori Aleks Komneni me mision në Durrës, i paisur me dy letra. Njëra ishte për Joan Komnenin Dukën e Durrësit, ndërsa tjetra ishte për parinë e këtij qyteti. Argjiro Karanxha u nis drejt këtij qyteti me qëllim të dyfishtë. Si fillim ai do të dorëzonte letrën e parë, e cila i kërkonte Dukës Joan, që të shkonte në Kostandinopol, për të dhënë shpjegime, pasi dyshohej për veprimtari komplotiste ndaj Perandorit. Qëllimi kryesor i Argjiros ishte ta bindte Dukën Joan, që të kthehej në Kryeqytet dhe vetë të merrte kontrollin e Durrësit.
Ndërkohë që letra e dytë me të cilën Perandori e kishte ngarkuar Karanxhasin ishte tepër sekrete. Atë ai do ta përdorte në rast se vërtetohej fakti se Duka Joan ishte vërtet komplotist. Atëherë Argjiro Karanxhas do ta përdorte këtë letër, duke i kërkuar në emër të Perandorit Parisë së Durrësit ndihmë, për të arrestuar Dukën Joan, që ishte njëkohësisht nip i Perandorit. Por në këtë mision u përdor vetëm letra e parë, sepse Joan Komneni u bind nga Argjiroja dhe u nis drejt Perandorit, që ndodhej në Filipol të Bullgarisë. Këtu Perandori e priti dhe pasi u bind se akuzat e përhapura për të nipin ishin të rremë, e nisi përsëri drejt Durrësit ku e “thërriste detyra”. (Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, shek X-XV, Tiranë 1975, fq fq 107). Ky ishte njoftimi që na jep në librin e saj Aleksiada (vëll II. Lib VIII, 7.8 fq 19-23) historiania bizantine Ana Komnena për misionin e Komandantit Argjiro Karanxhas, i cili u dërgua në Durrës për të marrë drejtimin e kësaj theme në vitin 1091. Argjiro duhet të ketë qëndruar në Durrës për një periudhë të shkurtër pothuajse dy mujore. Për fatin e tij nuk dihet gjë se ç’ndodh më tej.
Por erdhi dita kur studjuesi i monumenteve të kultit kishtar i ndjeri Theofan Popa, publikon në librin e tij: “Mbishkrime të kishave të Shqipërisë”, një mbishkrim nga Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Zvërnec të Vlorës. Mbishkrimi ndodhet në dyshemenë e sallës së kishës mbi një pllakë varri prej guri gëlqeror të gjatë 1.87 m e të gjerë 0.67 m. Ai është vendosur në një fushë të sheshtë. Pllaka anash është zbukuruar nga imitimi i dy kolonave korintikë, sipër të cilave qëndron një hark. Mbishkrimi përbëhet nga 3 rreshta dhe përmban këtë tekst: “Këtu prehet Kondos Karanxhas, burrë fisnik me preardhje prej një fisi fisnik, degë fisnike”. Poshtë mbishkrimit dora e e një skulptori ka gdhendur me shumë art një kafkë njeriu, rrethuar prej një gjarpri e të kurorëzuar prej dy kockash simbol i cili nuk është shpjeguar deri më tani.
Djali i Mark Ndojës, Leka poeti dhe përkthyesi ,Poeti dhe mësuesi Vangjel Pici më tha se kishte njohur Markun kur ishte i izoluar në Zvërnec. Ka pasur edhe shumë politikanë të tjerë apo krijues që u mbyllën në Zvërnec. Kur kishat panë ditën e errtë të kohës , murgu i fundit iku sy lotuar për djegien e bibliotekës më të madhe. Ishulli i Zvërencit është i rrethuar nga ujërat e ndenjura që nuk kapin 30-50 cm lartësi.Gjithë faqja lindore dhe veriore e manastiri ka këtë fushëpamje.Ujëra. Dikur murgjit udhëtonin nëpër llumbërtirën me kripë, leshterikë.Pas manastirit është pylli me drurë të lartë. Pjesa tjetër rrethohet nga uji ku gjendet Kisha e Shen Triades.