“Ne jemi një popull që i fshin xhamat me gazetë dhe e lexojmë të ardhmen në filxhan”

Falas, fjala me e shemtuar ne bote!

Kam vene re nje fenomen shume interesant. Kam analizuar me kujdes dhe imtesisht faqet e disa miqve te mi qe shkruajne shume dhe jane aktive ne fb duke qare hallet e vendit secili me format e tij. Nuk po permend emra sepse po harrova ndonjerin krijoj hatermbeteje.

E dini cfare ndodh? Ndodh qe kur shkruajme statuse ne toke te thate, lexohen apo lajkohen gati dhjete here me shume se statuset qe i publikojme me link, qofte ky portal, blog, liber apo youtube apo cfaredo qofte. Dhe kjo ndodh per nje arsye shume te thjeshte.

Kur ne publikojme dicka te shkruar ne status, ju e lexoni me kenaqesi. Ndersa kur postojme dicka te shkruar ne link ju nuk e lexoni (edhe pse kjo nuk i rrit kostot tuaja aspak) sepse mendoni se ne kapim ndonje lek. Nje gazetar i ndershem kur shkruan status e mbeshtesin fort.

Kur nxjerr linkun e emisionit te tij e lene me dhjete lajke sepse thone ky legeni tani po kap ndonje lek. Po mire mo, tek cili berber je rruajtur ti, qe ti te marresh dhe te tjeret te rrine? Ku është morali dhe nderi ne gjithe kete? Kjo eshte mendesi tipike komuniste, egoiste dhe e shemtuar shume. Ne na ka shkaterruar kjo mendesi. Te gjithe duhet ta dine se asgje ne kete bote, nuk jepet “for free”.

Asgje ne kete bote nuk eshte falas. Nje qendrim kur eshte parimor ne interes te vendit dhe ne interesin tend, kushton gjak, mund, djerse, sakrifica, presion politik, interesa, lufte dhe ne kohe diktaturash mund te kushtoje edhe jeten, por duke qene se ju mendoni se ne jemi te gjithe nje fare e keqe hajdutesh, per rrjedhoje na trajtoni te gjitheve njelloj.

Kjo eshte normale ne kushtet kur nuk i besohet me askujt, sepse makineria e hutimit dhe e propagandes ka per qellim te krijoje amulli dhe paqartesi dhe kjo arrihet duke hedhur dyshime ndaj te gjitheve, me tezen qe te gjithe jane njelloj. Ideja eshte se ne mund te jemi te gjithe njelloj, por ne duhet te perpiqemi qe te mos jemi te gjithe njelloj.
Njerez, mos shikoni endrra. Zgjohuni. Nuk ka asgje ne kete bote falas. Falas jep vetem Zoti dhe nena qumesht prej gjirit te saj, te gjithe te tjeret jane “te dhashe me jep”.

Shqiperia është i vetmi vend glob ku njerezit nuk e pranojne se truri është malli me i shtrenjte ne bote, ndaj blejme falas çdo dite e me shume injorance.

Falas, eshte fjala me e shemtuar ne bote, thote nje miku im i mencur i fejsbukut, Gent Kaprata dhe une jam plotesisht dakord.
Ky vend është ne kete gjendje, sepse ne duam qe kjo te behet falas. Ky vend është ne kete gjendje sepse ne duam qe te djege duart tjetri dhe ne te hame frytet.
Mbaje mend rregullin me te vjeter ne bote:
Gjithcka nuk e ke paguar, kontrolloje per helm perpara se ta hash. Do ta paguash heret apo vone.
Po nuk pagove, nuk mund te blesh, por thjesht ke shitur edhe nese të duket sikur po merr!

Ne jemi bere njelloj si arabet per te cilet thoshte Nizar Kabbani i ndjere:

“Ne jemi nje popull qe i fshin xhamat me gazete dhe e lexojme te ardhmen ne filxhan”

Kaq eshte!
Kreshnik Osmani

Loading...