Në katër muaj 56 viktima, bilanc lufte në Shqipëri nga aksidentet rrugore

Një nga shkaqet e aksidenteve të shumta rrugore, është bërë edhe trafiku i rënduar në Shqipëri.

Në këtë përfundim ka dalë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pas një analize të kryer për katër muajt e parë të vitit.

Më shumë se gjysma e aksidenteve kanë ndodhur në zonat urbane duke tejkaluar me 15% mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.

45% e të përfshirëve në aksidente në vendin tonë sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë qenë këmbësorët, 19% pasagjerët dhe 17% drejtuesit e mjeteve.

Rreth 21% më shumë se në BE për të parët, 4% për të dytët dhe 7% për të tretët. Faji sipas Drejtorisë së Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor jo gjithnjë ka qënë I shoferëve.

Ndërsa numri i motoçiklistëve dhe çiklistëve të përfshirë në aksidente rrugore në shtetet e BE është më i lartë se në vendin tonë.

Ndërkohë nga janari në prill në Shqipëri humbën jetën në aksidente rrugore 56 persona. Në krahasim me katër muajt e parë të vitit të shkuar numri i viktimave në rrugë ra me rreth 20%.

Analiza e Drejtorisë së Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor nxjerr në pah punën që duhet bërë për edukimin e përdoruesve të rrugës në zonat urbane.

TË PËRFSHIRË NË AKSIDENTE

Shqipëri BE

Këmbësor 45% 37%

Pasagjerë 19% 15%

Shoferë 17% 10%

Motoçiklistë 10% 18%

Çiklistë 6% 14%

VIKTIMA NË AKSIDENTET RRUGORE

Janar – Prill 2021 70

Janar – Prill 2022 56

Loading...