Në kërkim ndërkombëtar, Gruevski shfaqet aty ku askush nuk e priste

Ish Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili ndodhet në arrati ka kryer një veprim vërtetë të pazakontë.

Ai ka bërë një postim në rrjetin e tij social të ‘Facebook’, përmes të cilit ai shkruan se ka marrë kërcënime për jetën e tij, e ndërsa njofton vendndodhjen e tij, në Budapest. Më tej Gruevski shkruan se nuk do të heqë dorë kurrë ndaj çështjeve të Maqedonisë.

Nikola Gruevski u dënua me burg, pas akuzës për shpërdorim detyre. Ish Kryeministri kreu një blerje të një automjeti tip ‘Mercedes’, me vlerë 600 mijë euro./Shqipëriaime (G.B)

Postimi i plotë:

Në ditët e fundit kam marrë kërcënime të panumërta të jetës sime.

Jam në budapest tani, dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

Unë gjithmonë do të mbetem besnik për shkakun e maqedonisë. Nuk do të heq dorë kurrë.

Loading...