Nga arratia Fjolla Morina po jeton jeten e saj dhe madje shfaqet pa frikë. Mbrëmjen e sotme, ajo ka marrë një surprizë nga partneri Fisnik Syla, me rastin e Shën Valentinit.
Partneri i saj ka përzgjedhur një dhomë hoteli luksoz, të cilën e ka mbuluar me petale trëndafili të kuqe, ndërsa në shtrat ka realizuar një zemër.
Ishte Fjolla që ka publikuar pamjet romantike në Instagram, ku vihet re edhe një vaskë plot me petale.
Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë, ku bashke me kengetaren ishte Syla dhe shoferi.
Loading...