Forcat e Shqiponjave në Shkodër kanë arrestuar ish policin e FNSH Tiran Ylli Ceka. Ky i fundit është dënuar me 11 vite burg për vrasjen e ndodhur në vitin 2014 në zonën e Freskut në Tiranë.
Vrasja në atë kohë është kryer me armën e punës nga ish efektivi Ceka.
Ai ishte në kërkim policor, pasi gjykata e ka dënuar me 11 vite dhe u kap nga Policia e Shkodrës, teksa lëvizte me një mjet në lagjen Sarreq.
Vrasja në vitin 2010-t ndodhi pas një konflikti, ku u përfshinë disa persona, për tokën ku ishte ndërtuar një pallat dhe që përfundoi me vrasjen e Edvin Voglit nga autori Ylli Ceka.
Loading...