Në kërkim por hyri e doli disa herë nga Shqipëria. Ardit Gjebrea/ Kjo është skandaloze!

Pasditen e sotme në “Shihemi në Gjyq”, Alketa u përball live me personin që ka akuzuar vëllain e saj për vjedhje.

Në studio, Edliri pranon se ai nuk ka qenë së bashku me të, por emri i tij i ka ardhur ndërmend kur është pyetur nga policia, sepse sipas tij nuk ka qenë i vetëdijshëm.

Edliri ka tentuar të vjedhë një gurore në Sarandë, por pronari i saj e ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur.

Ai ka treguar se me të kanë qenë dy persona, njëri vëllai i Alketës që po vuan dënimin në burg, ndërsa për personin tjetër nuk është marrë asnjë lloj mase.

Alketa kërkon të dijë pse vëllai i saj qëndron në burg në Greqi kur ai nuk ka bërë asnjë vjedhje.

Eni Çobani: Pra ju e kaluar doganën duke qenë ky vendim penal.

Alketa: Kaluam doganën.

Eni Çobani: Pra ishte i pandehur vëllai juaj, por jo i dënuar. Në fakt, ai duhej marrë që në ato momente dhe t’ju bashkohej këtyre zotërinjve të tjerë. Ai është lejuar të kalojë doganën, ka vajtur ka kryer ritin mortor dhe është kthyer po prapë në Greqi, pa asnjë lloj shqetësimi.

Loading...