Në kërkim të flakës së shenjtë të Apolonisë!

Është një vend që thuajse nuk njihet nga publiku i gjerë, edhe pse ndodhet në “zemër” të Shqipërisë. Ky vend në lashtësi mahniti Aristotelin, Strabonin, Plinin, e me radhë…

Aristoteli ka thënë se në Apoloni, pranë krahinës së taulantëve “del asfalt dhe pisë si currila që shpërthejnë nga toka… dhe banorët thonë se jo larg nga ky vend është një zjarr që qëndron i ndezur vazhdimisht”. Ndërkaq, Straboni është shprehur se “në krahinë e Apolonisë është një vend i quajtur Nymfe; një shkëmb aty nxjerrë zjarr dhe nën të rrjedhin burime të vaktë dhe asfalt”.

Arkeologët edhe sot po kërkojnë në terren vendndodhjen e tij. Përse zbulimi i tij mund të jetë epokal dhe çfarë ka të rrallë ky vend?

Për më shumë shikojeni dokumentarin e përgatitur nga Marin Mema. /TCh/

https://youtu.be/fUIj-UxZhAQ

Loading...