Në kërkim të një jetë më të mirë, emigrantët sirianë përfundojnë në Dardhë

Edhe pse sot në fshatin turistik të Dardhës janë regjistruar reshjet e para të dëborës duke ulur ndjeshëm temperaturat, kjo nuk i ka penguar refugjatët nga Siria të kalojnë në këto anë.

Fshati i Dardhës shihet nga emigrantët e paligjshëm si një nga stacionet për të hyrë në Shqipëri e më pas të shërbejë si një rrugë kalimi drejt shteteve të BE.

Katër refugjatët kanë bredhur rrugëve të Dardhës në kërkim të një strehët të ngrohtë, ndërsa kanë gjetur strehën e një peme për t’u çlodhur me gjithë borën që vijon të bjerë.
Të trembur nga kamerat ata kanë refuzuar të flasin por pavarësisht kësaj ata thonë se u është dashur të udhëtojnë për më shumë se 14 orë ndërkohë që janë përballur me të ftohtin dhe frikën se mos udhëtimi i tyre do të përfundojë këtu.

Frika e tyre shihej qartë dhe madje në shumë raste shtrëngonin fort çantat e tyre për të vrapuar nëse do të shihnin policë.

Loading...