“Në këtë qytet” – Poezi nga Rudina Papajani

NË KËTË QYTET…

Në këtë qytet,
dashuritë lindin të heshtura,
disa fatlume deri në madhështi,
disa përdhosen..vriten nga smogu,
të tjerat digjen në arrati.
Në këtë qytet ka dimër në shpirt,
shuhet pranvera në lulen e saj,
mandej dhe koha çmendet,
lebetitet ku vidhet,
në heshtje rrëmbehet dëbora e parë.
Në këtë qytet ,
jeta e njeriut është plaçkë,
ka lot të hidhur dhe pabesi,
gjithmonë presim të lodhur,
nga mori mallkim gjithë kjo bukuri…
RUDINA PAPAJANI

Loading...