Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut” është shfaqur në Budapest dokumentari “Skënderbeu ynë”

Ne kuadër te “Vitit të Skënderbeut” është shfaqur në Budapest dokumentari “Skënderbeu ynë”.

Ambasada e Shqipërisë në Budapest organizoi një pritje me përfaqësues të komunitetit shqiptar, me të cilën mbylli aktivitetet e saj për vitin 2018.

Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, ky aktivitet iu kushtua figurës së heroit tonë kombëtar. Me këtë rast, të ftuarit ndoqën pjesë nga filmi dokumentar “Skënderbeu ynë“.

E pranishme në aktivitet ishte edhe skenaristja dhe bashkë-regjisorja e dokumentarit, Angjelina Xharo, e cila, me fjalën e saj u përcolli të pranishmëve emocionet e përjetuara gjatë përgatitjes së dokumentarit.

Ambasadori Spasse shfrytëzoi rastin për të falënderuar të gjithë ata përfaqësues të komunitetit, që me kontributin e tyre ndihmuan në mbarëvajtjen e punës së Ambasadës gjatë vitit 2018. /atsh

Loading...