“Kurora e Malit” ose ndryshe “Kurora e Sevasterit” njihet edhe si “Kurora e Kudhës-Grehotit”, një krahinë e tërë e cila gjendet e rregjistruar në rregjistrin kadastral turk si zonë e shenjtë, qysh në vitin 1953 dhe që përfshinte 22 fshatra nga Kudhësi buzë Vjosës deri në Grehot të Gjirokastrës.
Në “Kurorën e Malit” ka përherë vizitor sapo shkrin dëbora. Për tu ngjitur rruga kalon nëpër rrëpirat e greminat e malit të Tartarit 1850 m mbi nivelin e detit.
Duhen pothuajse katër orë për të mbërritur në “Kurorën e Malit”, automjetet mund ta përshkojnë rrugën deri në “përroin e thatë”, të gjithë besimtarët prej aty duhet ti drejtohen fshatrëve të zonës për ta përshkruar copën e mbetur të rrugës me kafshë , kuaj apo mushka.
Rruga për tu ngjitur në malin e Tartarit është e gjitha një aventurë sa e kenaqshme aq edhe e mundimshme . Sikurse në cdo vend të shenjtë edhe në “Kurorën e Malit”, rruga e përshkruar në këmbë është shenjë e besimit të palëkundur. Të premtet janë të shenjta edhe në këtë vend të kultit Bektashi, këtu në vendin e besimit, zoti është një për të gjithë ata që kanë nevojë për fuqinë e mrekullinë e besimit .
Karl Paçi, historiani që ka dokumentuar për herë të parë historinë e tëqesë, në vitin 1904 thotë se në “Kurorën e Malit” besimtarët bëjnë pelegrinazh e që ky lloj riti ka nisur qysh në shek e 17.
Demir Abazi, një Xheraf nga Ploça i çonte të sëmurët në “Kurorë të Malit” ku qëndronin për shtëtë ditë e shtatë netë, ndërsa ju vishte lëkurë të kafshe të sapothërrur.
Baba Edmond Aliaj rrëfen mrekullitë : “Për më shumë se 15 vite një tridhjetë vjeçare nga fshati Lapardha I Vlorës, I kishte të paralizuara gjymtyrët. Kur ajo dhe familja e saj erdhën në Kurorë,askush nuk besoj se mrekullia do të ndoshte. Vajza ka qëndruar këtu vetëm një natë. Në mëngjes ajo e zbriti malin me këmbët e saj”- kjo ka ndoshur përpara pesë viteve.
Studiues i krahinës, Bardhosh Gaçe thotë se objekti kultit është tentuar të prishej në vitet e diktaturës komuniste, kur rregjimi kërkonte kthimin e Shqipërisë në ateiste, por të gjithë ushtarët që dërgoj rregjimi, u kthyen pas sepse në shtëpinë e gjithsecilit ndodhi një fatkeqësi.
“Dikujt i vdiq nëna, gruaja apo motra. Kushdo që tentoj të prishte vendin e shenjtë u “denua”. Ushtarët nuk pranuan të riktheheshin aty dhe kështu “Kurora e Malit” nuk u prek. Sakaq, aty u ndalua për më shumë se dyzet vite kryerja e riteve dhe pelegrinazhit” –sqaron Gaçe.
Vendasit, mirëmbajtësit e tanishëm të Teqesë, por edhe pasardhës të atyrë që kanë shërbyer më herët në Teqe, rrëfejnë legjendën e dy vëllezërve, Baba Hamza Kurora dhe Abaz Aliut përkarshi në malin e shenjtë të Tomorrit.
Sipas Xhevair Fyraj –“ Teqeja e Kurorës së Malit është ndërtuar që prej shekullit të 16-17. Ky vend ka qënë i lidhur me një tjetër Teqe, atë të Demir Hanit në Tepelenë, bekuar nga Sari Salltëk i ardhur nga Persia. Kur perifrazon fjalën kurorë , shqiptimi bëhet qartësisht se jo i gjithë mali i Tartarit është i shenjtëruar. E shenjtë konsiderohet vetëm rrezja që përmbledh kurora , e cila u shenjterua nga një Dervish Safi. Ritet janë të shumta, të llojeve të ndryshme, në “Kurorën e Malit” bëhet cdo stinë një kurban, për shëndetin, për rifitimin e shpresës për jetën, për tu shtuar me mall e me gjë.”
Në “Kurorën e Malit” lutjet janë më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin!