Një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallë Rihter ka goditur këtë të premte provincën e Maceratës.
Lëkundja sizmike është regjistruar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës e Vullkanologjisë dhe ishte me thellësi prej 9 km.
Komunat më të afërta me epiqendrën e tërmetit janë Monte Cavallo, Visso, Fiordimonte, Pieve Torina, Ussita, Pievebovigliana dhe Fiastra.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Loading...