Deputetja Blerina Gjylameti fiton betejën me Covid-19.
Në një prononcim për abcnews.al deputetja socialiste e cila është edhe në një pritje të ëmbël ka treguar se është negativizuar prej disa ditësh.
Ajo shprehet se betejën me Covid-19 e ka fituar edhe i shoqi. Ndërsa ajo bashkë me fëmijën gëzojnë shëndet të plotë.
“E kam kaluar koronavirusin. Jam negativizuar prej disa ditësh. Edhe familjarët e mi kanë rezultuar negativë. Unë dhe foshnja jemi në gjendje të mirë shëndetësore”, është shprehur ajo.
Gjylameti u konfirmua pozitive me Covid-19 që prej dy javësh, ndërsa deklaroi se kishte simptoma të lehta dhe menjëherë kishte nisur karantinën e detyrueshme. Ajo pritet të bëhet nënë së shpejti pasi është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.