‘Në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe me dëmin më të vogël të mundshëm’/ Erdogan beson se Turqia do ta ngadalësojë koronavirusin brenda 2-3 javësh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, beson se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së koronavirusit brenda dy ose tri javësh.

Në një fjalim për mediat drejtuar kombit, Erdogan gjithashtu shfaqi besimin se Turqia do ta tejkalojë koronavirusin “në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe me dëmin më të vogël të mundshëm”.

Turqia, deri më tani, ka raportuar 44 viktima nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi.

Nga afro 28,000 testet që janë kryer, 1,872 persona kanë dalë pozitivë.

Erdogan poashtu u shpreh se autoritetet janë duke monitoruar edhe 53,000 njerëz në shtëpitë e tyre.

Loading...