Arretsohen 4 persona në Tiranë për abuzime me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë.
Mësohet se mes të arrestuarve është edhe ish Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, por edhe ish Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, si dhe specialistë të IT-së, ndërsa priten arrestime të tjera.
Pas një hetimi të gjatë në lidhje me procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 2016-2017, Prokuroria e Tiranës ka prerë fletë arresti për disa funksionarë dhe ish-*funksionarë të këtij institucioni.
Hetimet janë shtrirë në 5 procedura tenderimi, ndërsa 12 personat dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të Shpërdorimit të detyrës dhe atë të Shkeljes së Barazisë së Pjesëmarrjes në tendera.
Ka qenë grupi i inspektimit, i Ministrisë së drejtësisë dhe më pas ai i Ministrisë së Financave, që kanë evidentuar shkeljet me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit.
Deri tani në pranga kanë përfunduar 4 persona, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, por edhe ish Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, si dhe specialistë të IT-së, ndërsa priten arrestime të tjera.
Shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.
Pesë procedurat e tenderimit, ku janë evidentuar shkeljet:
1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3. Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4. Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit
(Shqiperiaime)