Në qytetin e Fierit do të financohet një ndërmarrje sociale për grumbullimin, përpunimin dhe shitjen e produkteve bujqësore lokale

Në qytetin e Fierit do të financohet një ndërmarrje sociale për grumbullimin, përpunimin dhe shitjen e produkteve bujqësore lokale.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi i cili lajmëroi projektin më të ri në shërbim të fermerëve dhe grupeve vulnerabël.

“Sot me drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të ENGIM, Federico Patacconi ishim në një emërues të përbashkët për bashkëpunimin e ri që sapo do të nisim.

Falë bashkëpunimit me ENGIM, ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbështetjes Sociale, Universitetin Katolik të Milanos, Universitetin Bujqësor të Viterbos, Agjencisë së Zhvillimit Territorial të Qarkut Emilia-Romagna dhe mbështetjes financiare të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim do të bëjmë të mundur ndërtimin e një ndërmarrje sociale për grumbullimin, përpunimin dhe shitjen e produkteve bujqësore lokale”, bëri të ditur Subashi.

Projekti do të mundësojë grumbullimin e produkteve bujqësore lokale që nuk arrijnë të gjejnë tregun e shitjes, punësim të personave nga shtresat në nevojë, zhvillimin e fushës agropërpunuese si dhe rritjen e ekonomisë. /atsh

Loading...