Në Sarandë buçet kënga labe. Koncert i zjarrtë i organizuar nga Shoqata Labëria Dega Sarandë.

Shoqata Atdhetare Kulturore Laberia dega Sarande, me rastin e festave te fund vitit ju dhuroi arte dashesve sarandiote nje buqete me kenga perla polifonike te kenduara nga grupet me te njohura te treves se Laberise si grupet polifonike te Delvines, Gjirokastres, Tepelenes, Vlores, Pilurit etje.

Ne nje salle te mbushur plote e perplote me artedashes te zjarte te kenges polifonike, u duartrokiten jo vetem kenget labe , por edhe vallet aq te bukura te kercyera me elegance nga vajzat e Konispolit, Livadhjase si dhe nga ato te QK te Bashkise Sarande.

Koncertin e pershendeti Kryetari i Shoqates, z. Rustem Duka i cili ju uroje suksese grupeve si dhe spektatoret per festat e fund vitit. Per realizimin me sukses te kesaj atmosmere te mrekullueshme te mbremjes se sotme nje kontribut dha Kryesia e Shoqates qe ishte dhe sponsorizuesja kryesore e eventit artistik.

Puna plot pasion dhe perkushtim e udheheqesit te grupit polifonik ” Kaonet ” te Delvines z. Ajet Duka ne organizimin deri ne detaje te koncertit e skenografit Lefter Çeko dhe e regjizorit Vangjel Agora bene qe mbremja e sotme do te mbetet gjate ne kujtesen e artedashesve sarandiote.

Falenderojme pa mase te gjithe ata qe mbeshteten kete aktivitet! Motra dhe vellezer. Ju urojme nga zemra GEZUAR VITIN E RI 2019 dhe vetem gezime te keni ne familjet tuaja!

Shoqata Laberia Dega Sarande

Loading...