Në shqip dhe turqisht, Rama uron Erdogan për fitoren

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për rizgjedhjen e tij në krye të vendit me fitoren e balotazhit kundrejt rivalit Kemal Kiliçdaroglu me 52% të votave.

Në gjuhën shqipe dhe atë turqishte, kreu i Qeverisë shqiptare e ka uruar thjeshtësisht Erdoganin për fitoren.
“Urime për fitoren zoti President”, shkruan ai në median sociale Facebook.

Të dy liderët njihen për zhvillimin e raporteve mjaft të mira mes tyre, gjë që ka çuar edhe në një bashkëpunim më të madh mes të dy shteteve në dekadën e fundit.

Erdogan ka qenë edhe ndër të parët politikanë të huaj, i cili i ka ardhur në ndihmë shqiptarëve gjatë kohës së tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Të tjerë liderë botërorë kanë nxituar ta urojnë presidentin turk, si homologu i tij azer, Ilham Aliyev, kryeministri hungarez Viktor Orban, emiri i Katarit, Tamim Bin Hamad, apo presidenti serb, Alexandar Vuçiç.

Loading...