Në shtëpinë tuaj kush e bën ligjin, ti apo Besi?/ Xhensila jep përgjigjen epike

Xhensila Myrtezaj ishte këtë të hënë e ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”. 

Ajo ka zbuluar detaje të pathëna ndonjëherë nga jeta e saj private, mes të cilave dhe kush e bën ligjin në shtëpi, ajo apo Besi.

“Në shtëpinë tuaj kush e bën ligjin, Besi apo ti?”, e pyeti vogëlushi Deon. Mirëpo përgjigjja e Xhensilës nuk ishte asnjë nga këto alternativa. Ajo tha se Ajka e bën ligjin pasi ajo është bosi.

“Në shtëpinë time Ajka është bosi. Ajka e bën ligjin”, u shpreh Xhensila, përgjigje e cila u prit me buzëqeshje nga vogëlushët e tjerë. Gjatë emisioni Xhensila foli dhe për divorcin e prindërve të saj, një temë që kishte preferuar ta mbante hermetike.

“Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë, edhe baba. Gjithsesi për mua rëndësi ka që ata të jenë të lumtur. Padyshim edhe babain e dua shumë”, tha Xhensila.

Loading...