Në spitalin e Vlorës, realizohet për herë të parë ndërhyrje me metoda të avancuara

-Falë patronazhimit, qytetarëve nuk u duhet të udhëtojnë me kilometra të tëra për të marrë shërbimet shëndetësore, pasi kjo u mundësohet edhe pranë vendbanimeve të tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka sjellë në vëmëndje shembullin nga Vlora, ku thotë se nuk është më e nevojshme të udhëtosh nga Vlora drejt Tiranës për një ndërhyrje laparoskopie.

“Për herë të parë, ndërhyrja me metoda të avancuara, u krye në spitalin rajonal të Vlorës, falë investimit në aparaturën moderne të laparoskopisë dhe ndërveprimit mes ekipeve mjekësore të spitaleve rajonale të Vlorës dhe Fierit”, -tha ministrja.

Sipas saj, investimet në spitalet rajonale garantojnë shërbime cilësore afër vendbanimit./atsh/

Loading...