Herë pas here një grup protestuesish afron tek dera kryesore e selisë së qeverisë duke gjuajtur me gurë dhe sende të tjera të forta.
Sa herë që afrohen në derën kryesore ata gjëjnë reagimin e efektivëve të Gardës, të cilat janë të vendosura brenda ambjenteve të Kryeministrisë në katin e parë dhe në çati.
Kreu demokrat, Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga protesta dhe se do vijojë të qëndrojë në mbështetje të qytetarëve.
Në një prononcim për mediat, Basha tha se synimi opozitës është largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe krijimi i një qeverie tranzitore.
Ai hodhi akzua gjihthashtu se qeveria po bashkëpunon me krimin dhe se drejtësia është totalisht e kapur. Basha vijon te jete i shoqeruar në protestë nga ish-kryeministri Sali Berisha, Sekretari Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kreu i PR, Fatmir Mediu si dhe disa deputetë të tjerë demokratë.