Në tridhjetë Qershor, paqen e ka në dorë Luli dhe Monika! – Nga Arben Duka

(Kolegji Zgjedhor na tregoi se PRESIDENTI s’kish më asnjë fuqi mbi Tridhjetë Qershorin! Dhe Rama të donte të çregjistrohej, nuk çregjistrohej dot)

Nè tridhjetè Qershor, paqen e ka nè dorè Luli dhe Monika!

Një Karton të Kuq,

pres nga Amerika,

që të rrinë sus,

Luli dhe Monika!

Pres nga Amerika,

edhe nga BE-ja,

që të kemi paqe,

në zgjedhjet e reja!

Se është Tridhjeta,

e Popull Kollosit,

s’është e Edi Ramës,

dhe Astrit Patozit!

Nga Luli dhe Mona,

dhunë po mos kërkohen,

Qendrat e Votimit,

hiç nuk do sulmohen!

Tani u kuptua,

në Tridhjetë Qershor,

Paqen edhe Dhunën,

ata kanë në dorë!

As unë as të tjerët,

s’ja fusim Katundit,

këtë e tregoi,

Protesta e fundit!

Gjithë Urët e Zjarrit,

protesta i uli,

u bë paqësore,

si ç’e kërkoi Luli!

Si ç’e kërkoi Luli,

Luli dhe Monika,

se ashtu e deshi,

BE-AMERIKA!

Kërkesë për të ikur,

nga Tridhjetë Qershori,

sapo bëri PUK-u,

tek Kolegj Zgjedhori!

Thjeshtë një provokim,

bëri Idajeti,

nëse tash Tridhjetën,

e hedh poshtë zhdekreti!

Edhe Ilir Meta,

e kuptoi tani,

mbi 30 Qershorin,

nuk ka më fuqi!

Ndaj duhet të rrinë,

të gjithë si nuse,

tash Kolegj Zgjedhori,

është si Kushtetuese!

Kush të mund t’i thotë,

dhe Fevzos së ngratë,

sot Kolegj Zgjedhori,

është Super Gjykatë!

Në këtë përleshje,

në këtë rrëmujë,

gjyqi i Idajetit,

kaloi si pa bujë!

Por ai në fakt,

ka një super vlerë,

zhdekretin e Metës,

e hodhi në erë!

Ndaj thamë që të rrinë,

të gjithë si nuse,

se 30 Qershori,

është datë kushtetuese!

Armiqtë e Tridhjetës,

grijnë sallatë kot,

dhe Rama të dojë,

s’çregjistrohet dot!

Se do vijë një ditë,

paqe dhe qetësi,

dhe do të gjykohet,

si them unë tani!

Tridhjeta mos bëhet,

përsëri-o Zot,

asnjë parti tjetër,

në zgjedhje s’hyn dot!

A.Duka

Loading...