Në vend të komisariatit e dërgoi në banesën e tij, ky është polici që abuzoi seksualisht me 13-vjeçaren

Ky që shikoni në foto është Kol Kola, efektivi 62-vjeçar i cili u arrestua ditën e sotme nga SHÇBA pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.

Burime bëjnë me dije ata janë pikasur nga kamerat e sigurisë teksa kanë janë futur në hyrjen e pallatit ku 62-vjeçari e ka dërguar të miturën pasi e ka mashtruar se do ta dërgonte në komisariat.
Më 29 prill, 62-vjeçari ka mashtruar të miturën duke i thënë se do ta dërgonte në komisariat dhe më pas e ka dërguar në një banesë që e kishte në përdorim.

Pikërisht në këtë ambient ai ka kryer vepra të turpshme me të dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht. Uniformat blu bëjnë me dije se e mitura ka bërë kallëzim dhe pas verifikimeve nga ana e policisë gjyqësore efektivi është vënë në pranga për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Loading...