Në vend të manushaqeve…
Byzylykun prush si faqet,
Atë,të bukurin me penj,
Mbi tufën me manushaqe,
E zbrisja fjongo,për ty nënë.
Ngrihesha, zgjoja korijen,
Se lulet i doja me vesë,
Se ti ishe syri që s’flije,
Ishe lodhje pa ankesë.
Kot kërkova arkë kursimi,
Të ta mbyllja dashurinë,
Nuk gjeta asnje masë peshimi,
O dhimbja e lotit që ndrin!
Natën do mbledh një tufë yje
E do t’u vë frymën kordon,
Puthjen do ta fus mes tyre,
Ti dil e priti në ballkon.
Loading...