Kënga e tretë e saj ‘Sweet but psycho’ ka tërhequr vëmendjen e fansave të muzikës në të gjithë botën. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ajo.
Amanda Koçi, 24 vjeç, ka lindur në Wisconsin të SHBA-ve, nga prindër emigrantë shqiptarë.
Produksioni i parë muzikor i saj është “My way”, i lançuar në prill të këtij viti, pas nënshkrimit me shtëpinë e madhe muzikore ‘Atlantic Records’.
Fansat e saj ndërkohë kanë vënë në dukje ngjashmërinë me këngëtaren e famshme, Lady Gaga.
‘Sweet but Psycho’ është ndër këngët më të dëgjuara në Britani. Për dy javë rresht ka qenë kënga e dytë më e dëgjuar dhe më e shitur.
Në klasifikimin e Krishtlindjes, pritet që shqiptarja t’i rrëmbejë vendin Ariana Grandes.
Loading...