Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora iu rikthye edhe njëherë rastit të Enkelejda Nelaj në Vlorë, një denoncim i bërë në qershor të këtij viti para mbylljes së sezonit.
Nënës së divorcuar i mbahej peng vajza e madhe nga ish-bashkëshorti dhe ish-vjehrra dhe pse kishte një vendim të prerë nga gjykata që vajza të qëndronte me të. Ajo kishte mbetur vetëm me vajzën e vogël.
Problem ishte dhe fakti se vajza nuk lejohej prej të atit të ndiqte as shkollën.
Kësaj herë “BOOM” vjen me lajme të mira.
Policia ka bërë shoqërimin e ish-burrit të Enkelejdës dhe nënës së tij duke bërë të mundur që përmbarimi të ekzekutojë urdhrin.
Tashmë ajo ka në gjirin e saj të dy vajzat dhe motrat njëra-tjetrën po ashtu.
Enkelejda Nelaj:
Jam shumë e lumtur pranë vajzave të mia. Ju përshëndes si staf që më keni qëndruar afër, zyrën përmbarimore këtu, policinë.
Vajza nisi shkollën është shumë mirë.