Burime për Report Tv bëjnë me dije se Çobo kërkon dëmshpërblim prej 1 mln lekë, me pretendimin se është cënuar imazhi i imazhit të saj.
E gjitha ndodhi pas publikimit të videos nga Veliu në Komisionin e Sigurisë të një videoja ku Zaida Çobo ishte me pistoletë duke thënë “shikoni nga ca familje vjen fëmija”, por sipas nënës së 15-vjeçati ishte pjesë e shkëputur nga një film ku ajo kishte luajtur. Ky veprim solli edhe reagim nga opozita, të cilët i kërkuan edhe të dorëhiqet.
Për shkak të reagimeve të shumta që solli publikimi i kësaj videoje, Veliu kërkoi ndjesë publike, por tha se nuk ka shprehur mirë atë që kishte për të thënë dhe se fjala e tij është nxjerrë nga konteksti. Edhe kryeministri Edi Rama e quajti gabim. Ai tha dje se Veliu gaboi në rastin e nxjerrjes së videos me armë të nënës së 15-vjeçarit që u rrah nga policia pse theu karantinën, por përballë akuzave të opozitës dhe kërkesës për ta shkarkuar, zgjedh drejtorin e policisë.