Nëna e motra!
Mos e lini veten tu rrëzojë karantina, hallet e jetës, dhuna psikologjike e lëndimet nga situata!
Ne jemi gra të forta! Pa ne s’ka jetë!
Lindim e rrisim fëmijë, duam dhe luftojmë përditë me jetën edhe më shumë se sot, kur jemi jashtë aty… në jetën e përditshme, në luftën për mbijetesë, për të ngritur një familje të bukur pa dhunë, komplekse dhe viruse!
Një jetë që rri mbi shpatullat tona, të burrave e fëmijëve tanë.
Por të gjithë i kanë sytë nga ne! Se ne jemi shtylla e shoqërisë,
Forca, Dashuria, Vetëmohimi!
Pa ne jeta s’ka kuptim! Nuk ndrijnë sytë e fëmijëve, buzëqeshja e tyre…
Se ne e duam jetën!
Anila Toto
Loading...