Një vajzë e vogël ka humbur në Tiranë ditën e sotme.
Nëna me urgjencë ka shkuar për të bërë denoncim në polici. Vajza ndodhej në aksin Zogu i Zi-Laprakë, kur një oficer i Policisë Rrugore e ka parë dhe ka ndaluar.
Polici i rrugores i ka marrë disa të dhëna për prindërit dhe ka lajmëruar kolegët e tij, të cilët sapo kishin marrë denoncimin e nënës. Vajza u transportua drejt banesës së saj nga Policia Rrugore.
Njoftimi
Prindërit bënin kallëzim për humbjen e vajzës së tyre, ajo ishte gjetur nga polici rrugor. Punonjësi i Policisë Rrugore, duke kryer shërbim në aksin Zogu i zi – Laprakë, ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.
Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.
Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares. Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.