Një nënë e dëshpëruar po kërkon djalin e saj 13-vjeçar i cili i është bashkuar protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.
Ajo tha se i kanë thënë që e ka marrë policia sepse ka thyer xhamat e semaforit.
“Është 12 vjeç, ka hyrë për 13. Më thanë shko të komisariati se e ke numri 2. Djali im është në shkollë.
Në orën pesë ka dalë dhe kur e mora në telefon, i thashë hajde të hamë bukë, dhe më thanë që e ka marrë policia.
Pastaj erdha dhe pyeta e më thanë që ka thyer xhamat e semaforit, por s’ma merr mendja që ka thyer gjë ai. S’e di tani.”-tha nëna e djalit për Syri tv.
Loading...