Një foshnje 14-muajshe rrezikoi jetën për shkak të nënës, e cila e la në makinë për të blerë alkool.
Gruaja nga Oklahoma është arrëstuar pasi la vogëlushin vetëm, ndërkohë që temperaturat arrinin 30-32 gradë celcius.
Policia arriti në vendngjarje rreth orës 18:30 dhe vuri re makinën e parkuar. Pasi dëgjuan të qarat, oficerët u afruan dhe panë djalin që lëvizte në sediljen e parë. Ai kishte qenë në makinë për rreth 20 minuta.
Një polic që afrohet tek automjeti dhe përpiqet të shohë nëse janë dyert hapur. Nëna e djalit, 24-vjecarja doli nga dyqani ku shitej al kool me një mikeshë dhe i tha oficerëve se mjeti ishte i tyre. Ajo u justifikua duke thënë se mendonte që kishte lënë hapur ajrin e kondicionuar. Pas kësaj, ajo përfundoi pas hekurave, ndërkohë që vogëlushi është nën kujdesin e qendrës shëndetësore.