“Nëna më mësoi t’i trajtoja femrat me respekt”

Disa thënie të veçanta nga Chris Brown

“Marrëdhënia nuk duhet të bazohet mbi sasinë e kohës që shpenzoni së bashku, por në atë çfarë ndërtoni së bashku”.

“Është e vështirë të harrosh dikë që të dha shumë gjëra për t’i kujtuar”.

“Edhe kur bota më duket sikur po përmbyset, unë sërish ia dal të mbaj një buzëqeshje në fytyrë”.

“Nëna më mësoi t’i trajtoja femrat me respekt”.

“Çdo person fillon të jetojë nga momenti që një moment i caktuar i duket si një përjetësi e tërë”.

“Një mashkull i vërtetë e do të dashurën e vetë, e do akoma më shumë gruan e vetë në të ardhmen, por e do për gjithë jetën e vet nënën e vet”.

“Gjërat e këqija do të ndodhin përherë në jetë. Njerëzit me siguri do të të lëndojnë, por ti nuk duhet ta përdorësh diçka të tillë si një justifikim për të lënduar mbrapsht të tjerët”.

“Nuk ke se si të jesh i moshuar dhe i pjekur në mendime, nëse dikur nuk ke qenë i ri dhe i çmendur”.

“Gjithmonë bëj kujdes se kujt i beson dhe kujt i tregon problemet e tua. Jo të gjithë të urojnë të mirën”.

“Nuk mund ta harrosh të shkuarën, pasi ti je një reflektim i saj sot. Jeto një jetë me mësimet e së shkuarës, në vend që të jetosh një jetë plot me zhgënjime”.

“Mos i lejo disa mendime negative të të bëjnë të ecësh prapa. Shiko përpara dhe vazhdo të ecësh”.

“Ziliqarët përherë do të të kenë zili e do të urrejnë, sepse duhet të ekzistojnë edhe njerëz të tillë në botë”.

“Ndiqi ëndrrat e tua, por sigurohu edhe të bësh qejf, pasi jeta nuk duhet të jetë përherë monotone”.

“T’i dërgosh një mesazh një vajze duke i thënë “Mirëmëngjes, bukuroshe”, mund të ndryshojë sjelljen e saj përgjatë gjithë ditës”.

“Ndaj mos më gjyko mua dhe unë s’do të gjykojë ty, sepse kështu, përpara se çdo gjë të duket e bukur, do të duket e shëmtuar”.

Loading...