Nëna nxjerr në “shitje” dy vajzat e saj adoleshente

Një nënë beqare ka kërkuar që vajzat e saj të mbyllen sepse nuk i do më ato.

Tammy ka thënë se ajo po kalon nëpër ferr dhe po jeton në frikë nga vajzat e saj të ‘këqija”, shkruan Mirror.

Në një përpjekje për të nxjerrë në pah gjendjen e saj, nëna regjistroi sjelljen e vajzave të saj në një video, të cilën ajo ia dorëzoi programit televiziv australian A Current Affair.

Ajo tha për televizionin: “Mbyllni ato, mbyllni ato. Unë kam arritur në fund të jetës time”.

“Nuk ka dashuri, nuk i dua ato. Ato janë të këqija dhe nuk i dua njerëzit e tillë”.

Në filmime të kaluara, Tammy, e cila jeton në Uellsin e Ri Jugor, përpiqet t’i çojë nga shtrati vajzat Hillary 14 dhe Sophie 16 vjeçar, të cilat po përpiqeshin ta shmangnin shkollën.

Në një video tjetër, ajo përpiqet të përballet me vajzat e saj rreth k*nabisit. Por, vajzat kanë mohuar pirjen e m*rihuanës dhe Sophie thotë se nuk e trajtojnë atë ‘si mbeturinë’.

“Ju nuk e shihni se si na trajton ajo”, tha Sophie.

https://youtu.be/Zw0gYiAN4TQ

Loading...