Nëna rrëfen ngacmimet ndaj djalit: Më pyeste për pëllëmbët e duarve

Kur lindi Majkëllin, Griselda u përpoq ta vazhdonte shkollën, por nuk mundi ta mbaronte ciklin e mesëm, një peng që ajo shpreson ta zhbëjë në të ardhmen. Por nga ana tjetër nuk ndihet aspak e penduar sepse me Majkëllin ka mësuar dhe është pjekur, apo siç shprehet ajo në “Ka Një Mesazh Për Ty”, “kanë rritur njëri-tjetrin”.

Por pjesa më e dhimbshme për të janë fjalët ndaj djalit të saj, i cili duke trashëguar gjenet e babait dhe familjes së tij të huaj, kishte tipare të përziera. Kthimi nga Amerika pas divorcit kur djali ishte vetëm 3 vjeç, nisi të përballë nënë e bir me paragjykimet mbi pamjen e tij, rrëfen ajo në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Ardit Gjebrea: Po Majkëllit çfarë i thonin?

Griselda: Kurse Majku, pasi lindi dhe u kthyem nga Amerika dhe ishte 3 vjeç, ai ka lindur si ish-bashkëshorti, si kinez, ka lindur si korean në fakt, me sy të tërhequr e flokë të drejtë si të mitë, por gjatë rrugës nisi të ndryshonte nga geni i familjes së ish-burrit tim. E gjykonin për ngjyrën, flokët, “ç’janë këto, ti e ke prindin jo shqiptar”, gjykime nga më të ndryshmet.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ai kur filloi të ndiente bullizimin, në çfarë moshe?

Griselda: Më shumë nga klasa e parë dhe në parashkollor po ashtu.

Ardit Gjebrea: Në ç’vend?

Griselda: Në Kosovë, Ferizaj.

Ardit Gjebrea: Çfarë i thoshin?

Griselda: Gjëra nga më të ndryshmet.” Ti nuk je i joni, ti je i huaj, ti je i zi”, më fal për shprehjen, “njeri me ngjyrë”.” Flokët pse i ke kështu?”, shkonin e kapnin nga flokët.

Ardit Gjebrea: Ai si reagonte?

Griselda: Ai më thoshte mua “mami, pse ma bëjnë këtë gjë, pse jam ndryshe?” Unë i thosha “nuk je ndryshe”. Ai thoshte “mirë, ta bëj një pyetje, pse pëllëmbën e dorës këtu e kam të zezë dhe këtu e kam të bardhë, kështu pse më gënjen që jam njësoj si gjithë të tjerët?”/tvklan.al

Loading...