Nife Pecaku është plot 90 vjeçe, por ajo arriti ta mposhte edhe koronavirusin.
Nënë Nifja ka treguar se ka ndjerë dhimbje në trup nga koronavirusi.
Po ashtu ajo ka treguar se kishte kollë dhe i dhimbte koka. 90- vjeçarja shprehet se nuk ka patur frikë dhe se ka patur probleme nga koronavirusi 7 ditë.
Ajo ka treguar:
Kam pasur probleme 7 ditë. E kam kaluar në formën më të lehtë. Kur u shtrova më vunë oksigjenin derisa u shërova nga frymëmarrja. Në trup ndjeva dhembje. Kisha kollë, frymëmarrje të vështirë, koka më dhimbte copa-copa. Vuaj nga diabeti dhe dhembje beli kisha. Mendova se kisha veshkat, por doktori më ka thënë ftohje muskulore. Unë nuk u frikësova, bash hiç.
90-vjeçarja ka përjetuar edhe Luftën e Dytë Botërore dhe tani që u shërua nga koronavirusi, ajo thotë se tani që mundi edhe koronavirusin po jeton një jetë të dytë.
Nife Pecaku është nga Hasi. Ajo u ka bërë apel të gjithë të moshuarve që mos të dalin nga shtëpia. Gjithashtu ajo ka treguar se familjarët e saj po kujdesen shumë për të dhe shumë mirë për të.