Nëna su.lmon mësuesen në shkollë,dyshonte se i rrihte fëmijën

Një mësuese e cila jepte mësim në një nga shkollat fillore të Kosovës, ka rënë pre e dhunës së nënës së njërit prej nxënësve të saj.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën ‘Zef Serembe’ në fshatin Gllavaqicë të Pejës.

Faktin e ka pohuar drejtori i shkollës, ndërsa vetë mësuesja nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Shkak për dhunën është bërë dyshimi që kishte nëna e nxënësit se mësuesja i rrihte fëmijën.

Vetë drejtori i shkollës, ka mohuar se mësuesja ka dhunuar nxënësin. Ai tha se mes dy grave nuk ka pasur përplasje fizike.

“Ka ardhur një prind në shkollë e cila ka pasur një mosmarrëveshje me mësuesen. Fatmirësisht nuk ka pasur goditje apo fërkim por vetëm tentativë.”, thotë drejtori Beqir Sadiku.

Ndërkohë, pasi u shoqërua në polici, gruaja që ka sulmuar mësuesen është liruar.

Loading...