Nëna vdes/Foshja i hiqet nga barku – i porsalinduri jeton

Hera e fundit që Marlen, 19 vjeçe ishte parë në Chicago ishte kur kishte qenë 9 muaj shtatzënë. Ishte 23 prill 2019. 

Që atëherë, bashkëshorti i saj dhe familja ishin vënë në kërkim por shpresat iu prenë të mërkurën e 15 majit, kur pjesë të trupit të adoleshentës u gjetën në një kosh plehrash prapa një shtëpie në jug të Chicagos, Ilinois. Policia thotë se vajza është mbytur më pas vrasësit i kanë hequr fëmijën nga barku.

Gjëndja shëndetësore e foshnjes është e rëndë dhe ndodhet nën terapi intensive thotë policia ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar për krimin.

Sipas hetimeve vajza ishte njohur me vrasësit e saj në një grup për nënat e reja në facebook. Në këtë grup Marlen kishte postuar se data e lindjes së foshnjes së saj ishte shumë shpejt.

Policia vijon kërkimet për arrestimin e autorëve.  

Rezultate imazhesh për Foshja i hiqet nga barku - i porsalindur jeton, nëna vdes
Loading...