Nënat emigrante vrapojnë mes flakëve me fëmijët në krahë!(Foto)

Një situatë mjaft kaotike në Greqinë veriore.

Të shumtë në numër, disa emigrantë kanë pushtuar një stacion treni dhe në përpjekje për të rihapur një rrugë tokësore për në Gjermani janë përleshur me policinë.

Në rrjet janë publikuar imazhe nga më të ndryshmet, ku më shumë vëmendjen e kanë marrë nënat që mbajnë foshnjat në krahë dhe vrapojnë duke i shpëtuar gazit lotsjellës.

Ndërkohë, në këmbët e tyre ka flakë, nga zjarret që u ndezën në fushat e fshatit Diavatë, afër kufirit të Greqisë me Maqedoninë e Veriut.

Emigrantët u mblodhën në këtë fushë duke shpresuar që të kalonin në mënyrë të paligjshme përmes Ballkanit drejt Evropës Veriore.

Loading...