Gratë që kanë Covid-19 nuk mund t’ja kalojnë infeksionin foshnjave të tyre gjatë shtatzanisë por edhe pas lindjes. Studimi për siguri sugjeron disa masa paraprake për të kujdesur të sapolindurit.
Në studim, nga 120 foshnje të lindura në tre spitale në New York, asnjë prej fëmijëve, me nëna të infektuara, nuk dolën pozitiv.
Rezultatet u shfaqën të ngjashme dy javë më vonë pasi disa ishin ushqyer me gji dhe ndanë të njëjtën dhomë me nënat e tyre.
Ekspertët thonë se rezultatet janë të sigurta, por nevojiten gjykime dhe hulumtime të mëtejtshme.K.K/LajmiFundit.al
Të dhënat mbi rrezikun e transmetimit Covid-19 gjatë shtatëzanisë dhe gjidhënies janë të pakta, kështu që rekomandimet për gratë shtatzëna dhe nënat e reja të ndryshojnë sjellje, pra mos t’i ushqejnë fëmijët me qumësht farmacie.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve sugjeron që nënat duhet të ndajnë një dhomë me foshnjat e tyre dhe të ushqehen me gji nëse dëshirojnë, por me masat e duhura.
Së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), ata thonë se përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë rreziqet e mundshme të përhapjes së Covid-19.
Ndërkohë, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë që të merret parasysh një ndarje e përkohshme e të porsalindurit nga nëna, për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit tek fëmija. .
Në këtë studim, nënat dhe foshnjat u lejuan të qëndronin në të njëjtën dhomë dhe nënat mund të ushqenin me gji, me masa të tilla si mbajtja e maska në fytyrën dhe larja e shpeshtë e duarve.
Studiuesit gjetën që 120 foshnjat ishin negative ndaj koronavirusin gjatë lindjes kur u testuan me tampon.
82 prej tyre u kontrolluan përsëri një javë më vonë dhe të gjitha ishin negative. Shumica e këtyre bebeve (68) kishin ndarë të njëjtën dhomë me nënat e tyre dhe më shumë se tre të katërtat po ushqeheshin me gji.K.K/LajmiFundit.al
72 foshnje të tjera që u testuan dy javë pas lindjes gjithashtu rezultuan negativ.
Studiuesit pranojnë se gati një e treta e foshnjave nuk kishin teste të mëtejshme pas lindjes, sepse prindërit nuk donin t’i rikthenin ato në një mjedis klinik gjatë një pandemie.
Sidoqoftë, Dr Christine Salvatore, e cila drejtoi studimin, tha: “Ne shpresojmë se studimi ynë do ju japë më shumë siguri nënave të reja reja, që rreziku i kalimit të Covid-19 te foshnjat e tyre është shumë i ulët.
“Sidoqoftë janë të nevojshme për tu bërë më shumë studime, për të kuptuar më mirë rreziqet e transmetimit nga nëna tek fëmija.”
Prof Marian Knight, e cila drejton mbikëqyrjen kombëtare, të Mbretërisë së Bashkuar, për Covid-19 në shtatzëni, tha se hulumtimi po përdoret si një udhëzues aktual në maternitet.
Ajo tha: “Më shumë se 1.000 nëna me infeksion SARS-CoV-2 kanë lindur në Britani të Madhe, dhe vetëm 1-2% e foshnjave të tyre kanë rezultuar pozitiv për SARS-CoV-2. Infeksioni nuk duket se shkakton probleme apo reagime të rënda tek fëmijët e sapolindur.
“Ky studim i vogël në SH.B.A. tregon gjithashtu se transmetimi i infeksionit nga nëna tek fëmija është i rrallë nëse marrim masat paraprake të thjeshta siç është mbajtja e maskës në fytyrë nga nënat me Covid-19, gjatë gjidhënies.K.K/LajmiFundit.al
Studimi është botuar në revistën The Lancet Child & Adolescent Health.
Nënat me korona nuk mund t’ja transmetojnë infeksionin të porsalindurve
Loading...