Dy foshnja vajza kanë lindur me antitrupa ndaj Covid në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se vogëlushet, të quajtura Anna dhe Valentina, kanë lindur në spitalin e Padova, nga dy nëna të ndryshme, të cilat kishin marrë vaksinat kundër koronavirusit gjatë muajve të shtatzënisë.
Dy vogëlushet e lindura, janë të parat në Itali që kanë lindur me antitrupa”, shpjegoi mjeku Gianfranco Juric Jorizzo. Ndër të tjera mësohet se nënat e foshnjave janë një 37 vjeçare dhe tjetra 36 vjeç të cilat nuk e kanë kaluar koronavirusin, por duke qenë pjesë e stafit mjekësor janë vaksinuar me vaksinën Covid.
Loading...