Dhjetëra forca operacionale të cilët po pastrojnë gërmadhat me mjete të rënda, mësohet se pak më parë e kanë pezulluar sërish punën.
Arsyeja është, se mendohet se ka ende persona të gjallë nën rrënoja.
Forcat e shpëtimit kanë dëgjuar klithma dhe dyshohet të jenë një nënë me vajzën e saj, që po kërkojnë ndihmë.
Ndërkohë, po krijohet një rrugë hyrëse brenda rrënojave, që të mund të sigurojnë kontakt me familjen. Dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja edhe shumë qytetarë dhe po punohet për shpëtimin e tyre.
Loading...