Një nënë e re ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare për shkak një incidenti që rezultoi fatal.
Yulia Sharko ndërroi jetë në mënyre tragjike pasi i mbeti qafa në një dritare që po mbyllej automatikisht.
21-vjeçarja ishte duke u munduar ta nxirrte vajzën e saj dyvjeçare nga dritarja gjysmë e hapur e makinës, por në atë moment fëmija bëri një lëvizje të rrezikshme.
Ajo shtypi butonin që e mbyll dritaren në mënyrë automatike duke i marrë frymën të ëmës që e kishte qafën brenda.
Ishte bashkëshorti, Artur i cili e gjeti 21-vjeçaren pa shenja jete pas incidentit të frikshëm.
Ai e theu dritaren për ta liruar dhe e nxori Yulia-n nga makina. Më pas Arturi mori në telefon ambulancën dhe e reja u transportua me urgjencë për në spital.
Yulia, nga Žabinka, ndërroi jetë 8 ditë pas incidentit tragjik si pasojë e dëmeve të mëdha që kishte marrë në tru nga mungesa e oksigjenit.